HiddenWay
Home / AL Albania

Kush ishte 42-vjeçarja nga Durrësi që u përplas për vdekje nga kamioni i plehrave para syve të së…

Lavdije IsteriNjë ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e së premtes në San Donà di Piave, pranë Venecias, ku një 42-vjeçare shqiptare humbi jetën pasi u përplas nga një kamion i mbledhjes së plehrave, ndërsa po shoqëronte vajzën e saj 9-vjeçare për në shkollë Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e së premtes në San Donà di Piave, pranë Venecias, ku një 42-vjeçare shqiptare humbi jetën pasi u përplas nga një kamion i mbledhjes së plehrave, ndërsa po shoqëronte vajzën e saj 9-vjeçare për në shkollë. Viktima është Lavdije Isteri nga Durrësi, nënë e tre fëmijëve. Aksidenti ndodhi pak para orës 08:00, në kryqëzimin e rrugëve Passarella dhe Paolo VI. Sipas mediave italiane, kamioni po kthente djathtas drejt një rruge dytësore kur goditi 42-vjeçaren, e cila humbi jetën në vend. Skena e rëndë u zhvillua para syve të vajzës së saj 9-vjeçare. Sipas dëshmitarëve, e mitura ndodhej disa metra përpara nënës dhe kishte kaluar tashmë rrugicën, çka bëri që të mos përfshihej në aksident. Menjëherë në vendngjarje mbërritën ekipet e urgjencës dhe zjarrfikësit, të cilët përdorën një vinç për të ngritur kamionin në përpjekje për të nxjerrë gruan, por për të nuk mund të bëhej më asgjë. "Po i shoqëroja fëmijët e mi në shkollë kur pashë shumë nëna që vrapuan drejt fundit të rrugës. Kur mbërritëm, pamë tragjedinë. Fatmirësisht, vajza ishte pak më përpara nënës dhe e kishte kaluar rrugicën", tha një nënë që ndodhej pranë shkollës.

Read the original report: voxnews.al →

Published
18 Sep 2026
Languages
Shqip

More from Albania

Prime Minister Edi Rama attends the Tourism Summit in Brussels today 🏛️

ALAlbania